“Të mbrojmë dinjitetin tonë!” – Bedri Hamza fton qytetarët në protestën masive më 1 tetor

14:06 | 25 Shtator 2026

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, u ka bërë thirrje qytetarëve, studentëve dhe veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që të bashkohen në një protestë gjithëpopullore më 1 tetor në Prishtinë, për të kundërshtuar proceset dhe vendimet e Dhomave të Specializuara në Hagë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, kreu i PDK-së ka theksuar se tubimi do të mbahet në sheshin “Skënderbeu”, duke filluar nga ora 16:00, me qëllim mbrojtjen e të drejtës dhe dinjitetit kombëtar.

Qytetarë të dashur, ju ftoj që më 1 tetor, në orën 16:00, në sheshin ‘Skënderbeu’ në Prishtinë, të bashkohemi me studentët, veteranët dhe qytetarët e vendit tonë për të ngritur zërin kundër padrejtësisë në Hagë. Të bashkuar, ta mbrojmë të drejtën dhe dinjitetin tonë”, ka shkruar Hamza.

Në përmbyllje të mesazhit të tij, ai ka kërkuar unifikim dhe pjesëmarrje masive:

“Të gjithë bashkë, më 1 tetor! Të gjithë bashkë kundër padrejtësisë!”.

Kjo thirrje e kreut të opozitës vjen në një kohë kur reagimet dhe manifestimet qytetare janë shtuar ndjeshëm në Kosovë dhe në diasporë, në mbështetje të krerëve të UÇK-së që po përballen me procesin gjyqësor në Hagë.

Komento: