Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinorë dhe Infrastrukturës ka bërë të ditur se të mërkurën përsëri do të bllokohet rruga Prishtinë-Pejë më saktësisht segmenti Kijevë-Dollc.
‘’Ju njoftojmë që ditën e mërkurë me datën 18.12.2024, në trasen e Zgjerimit të Rrugës Nacionale N9.1, Prishtinē-Pejē, Segmenti Kijevë-Dollc LOT-3, do të realizohet minimi Nr.5 i masave shkëmbore nga ana e majtë e zgjerimit të rrugës’’ , thuhet në njoftim.
Me këtë rast do të bëhet ndërprerja e qarkullimit të trafikut nga udhëkryqi i Gjakovës në Klinë e deri te udhëkryqi i rrugës për Gjurgjevik. Ndërprerja e trafikut do të bëhet nga ora 15:00 deri në pastrimin dhe hapjen e rrugës.