Të pakënaqur me vendimin e Komunës, protestojnë pronarët e kiosqeve të Prishtinës

10:28 | 05 Korrik 2019

Protestojnë pronarët e kiosqeve të Prishtinës.

Pronarët e kiosqeve në Prishtinë sot po protestojnë sërish.

Pak para nisjes së mbledhjes së Kuvendit Komunal, me pankarta në duar ata po protestojnë pasi sipas tyre, kërkesat nuk iu janë marrë parasysh, transmeton Indeksonline.

Protestuesit po kërkojnë nga asambleja komunale që të votojnë që shfrytëzuesve aktual t’iu vazhdohet e drejta e shfrytëzimit të kiosqeve.

Para dy ditësh, rreth një orë, ata kanë protestuar para komunës për të kundërshtuar ankandin për kiosqet e reja në kryeqytet.

Sipas tyre kriteret e organeve komunale janë diskriminuese dhe papërballueshme për bizneset e vogla.

Komento: