Të paktën 10 persona ndërruan jetë nga shpërthimi në Bejrut

20:11 | 04 Gusht 2020

Shpërthimi në Bejrut ka lënë të vdekur të paktën 10 njerëz të vdekur, dhe qindra të lënduar.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, raportohet se një shpërthim tjetër ka ndodhur në afërsi të portit detar të qytetit, por një gjë e tillë nuk është konfirmuar nga autoritetet libaneze të sigurisë.

Dëshmitarët e rastit theksuan shtrirjen e madhe të shpërthimit, e cila u raportua se u dëgjua edhe në Qipro, madje e krahasuan atë me një “bombë bërthamore”.

Momenti i shpërthimit është kapur në qytetarë të shumtë që kanë publikuar video rrëqethëse, ku shihet se si pas shpërthimi krijohet një re në formë kërpudhe.

Agjencia nacionale e lajmeve të Libanit, ka raportuar se ka shpërthyer një depo me fishekzjarrë, duke rritur dyshimet se kjo mund ta ketë shkaktuar shpërthimin e fuqishëm.

Komento: