Të paktën 12 të vrarë nga sulmet izraelite në Rripin e Gazës

22:38 | 01 January 2025
te-pakten-12-te-vrare-nga-sulmet-izraelite-ne-rripin-e-gazes

Autoritetet shëndetësore palestineze njoftuan të mërkurën se sulmet izraelite në Rripin e Gazës lanë të vrarë së paku 12 palestinezë, shumica gra dhe fëmijë.

Sulmi i parë goditi një shtëpi në rajonina Xhabalia në veri të Gazes, pjesa më e izoluar dhe më e shkatërruar e territorit, ku Izraeli ka kryer operacionin e tij më të madh që në tetor. Ministria e Shëndetësisë në Gazë tha se nga sulmi u vranë 7 vetë, përfshirë një grua dhe 4 fëmijë dhe mbi 10 persona të tjerë u plagosën.

Dy sulmet e tjera ndodhën në kampin e refugjatëve Bureij dhe në qytetin jugor Khan Younis.

Ushtria izraelite thotë se ka si objektiv të sulmeve vetëm militantët dhe fajëson Hamasin për vdekjen e civilëve pasi sipas tij luftëtarët e grupit veprojnë në zona me popullsi civile të dendur.

Sipas të dhënave të ministrisë së Shendëtësisë në Gazë nga sulmet ajrore dhe tokësore izraelite janë vrarë më shumë se 45 mijë vetë, më shumë se gjysma e tyre, gra dhe fëmijë.

Komento: