Qeveria e Kosovës mori ditë më parë një vendim për t”i ndihmuar disa kategori me 100 euro.
Nga Pakoja e Ringjalljes Ekonomike do të përfitojnë nga 100 euro familjet me asistencë sociale, pensionistët, punëtorët e sektorit publik dhe atij privat, si dhe studentët.
Vendimi ishte marrë me qëllim të rritjes së mirëqenies së qytetarëve.
Kështu së paku e kishte cilësuar kryeministri Albin Kurti vendim e qeverisë së tij për ndarjen e shtesave prej 100 euro për disa kategori të qytetarëve.
Por, me këtë konstatim të Kurtit nuk po pajtohen ish-ministrat e Punës dhe Mirëqenies Sociale.
Njëri nga ta, Skender Reçica, thotë se Qeveria me këtë vendim, anashkaloi 140 mijë qytetarë të papunësuar.
Sipas tij, Qeveria Kurti, me vendim e fundit është treguar e paaftë në hartimin e politikave sociale.
Të njëjtin mendim e ka edhe Safet Kamberi, ish ministër i MPMS-së.
Ai shprehet se një vendim i tillë nuk sjellë qëndrueshmëri financiare për qytetarët. E ky vendim po shihet si anashkalues edhe ndaj grave.
Sipas të dhënave të publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, për tremujorin e parë të vitit 2021, shkalla e punësimit të gratë është vetëm 15.9 për qind.
Lidhur me këtë, Leonida Molliqajt, drejtoreshë e Qendrës për Informim, Kritikë dhe Aksion, gratë nuk kanë qenë asnjëherë në fokus të qeverisë.
Të martën, Qeveria e Kosovës prezantoi masat e reja në kuadër të Pakos së Ringjalljes Ekonomike.
Nga kjo pako do të përfitojnë nga 100 euro familjet me asistencë sociale, pensionistët, punëtorët e sektorit publik dhe atij privat dhe studentët.