“Të pavërteta dhe të pasakta”, Albin Kurti flet për deklaratat e Haki Abazit

10:33 | 21 Shkurt 2023

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se akuzat e deputetit të Vetëvendosjes, Haki Abazi, janë të pavërteta dhe të pasakta.

“Ato nuk janë të vërteta e as të sakta. Për këtë është përgjigjur ministrja e Drejtësie. LVV është subjekti më i madh dhe më demokratik. Unë nuk mund të mbajë përgjegjësi për fjalën publike të dikujt”, ka thënë shkurt Kurti para mediave.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi aktualisht është duke u intervistuar në Prokurorinë Speciale lidhur me deklaratat e tij për rastin e Astrit Deharit.

Deputeti i VV-së do të intervistohet nga prokuroria për deklaratat që i tha për rastin e zhdukjes së mostrave të ish-aktivistit të LVV-së Astrit Dehari.

Ai javën e kaluar kishte kërkuar nga Prokuroria që të merret në pyetje kryeministri i vendit Albin Kurti për zhdukjen e mostrave të Astrit Deharit, nga Instituti i Mjekësisë Ligjore (IML).

Abazi gjatë një konference për media kërkoi po ashtu që prokuroria të marr në pyetje edhe ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiun.

Komento: