“Te perndjekurit e regjimit…” – kështu i quan Zafir Berisha, Ridvan Berishën e Mentor Shalën

12:33 | 20 Qershor 2021

Ridvan Berisha e Mentor Shala pijnë kafe bashkë, Zafir Berisha i quan të përndjekurit e regjimit.

Ish-gazetari i Radio Televizionit të Kosovës (RTK), Ridvan Berisha, i ka dalë në mbrojtje ish-drejtorit të mediumit publik, Mentor Shalës, i cili së fundmi ka përdorë gjuhë joadekuate duke komentuar një deklaratë të deputetes Doarsa Kica-Xhelili. Në postimin e Berishës, ish-deputeti Zafir Berisha, ka komentuar duke i quajtur ata “të përndjekurit e regjimit”, shkruan Express.

Lidhur me komentet e Shalës ka reaguar edhe Sindikata e RTK-së, që ka kërkuar shkarkimin e Shalës, si dhe Rrjeti i Grave të Kosovës. Por atë e ka mbështetur publikisht ish-gazetari i këtij mediumi, Ridvan Berisha, i cili ka thënë se e ka Shalën mik që 21 vjet.

“Kundershtare ne jete e karriere – miq qe 21 vjet ne liri. Bilanci eshte ky: Kenaquni e jetone jeten njerez, mos i humbni miqte per poste mandatore, vikend t’kandshem!”, ka shkruar Berisha, duke e publikuar një fotografi me Shalën.

Në postimin e Berishës ka komentuar ish-deputeti Zafir Berisha.

“Te perndjekurit e regjimit…”, ka komentuar zyrtari i Nismës.

Shala përmes një postim në facebook i kishte kërkuar ‘takim’ deputetes së LVV-së. Kjo pas deklaratave të bëra në një emision televiziv nga Doarsa Kica-Xhelili se gjatë mbledhjes së një komisioni parlamentar, transmetuesi publik kishte ndërprerë transmetimin kur ishte përmendur emri i Mentor Shalës.

Ai më pas i ka kërkuar falje deputetes Kica-Xhelili në rast se është ndier e ofenduar, edhe pse nuk ka parë reagim nga ana e saj.

Komento: