Të plagosur, të lodhur e rraskapitur, kjo është gjendja e ushtarëve ukrainas teksa largohen me autobus nga Mariupoli

11:33 | 17 Maj 2022

Ushtria ukrainase është tërhequr nga qyteti i rrethuar i Mariupolit, pasi e konsideron të përmbyllur misionin luftarak atje.

The Guardian ka publikuar pamje të ushtarëve duke u larguar nga qyteti shumë i rëndësishëm strategjikisht për Ukrainën.

Evakuimi i luftëtarëve ukrainas nga fabrika e çelikut Azovstal në Mariupol, zona e tyre e fundit e mbetur në qytet, filloi të hënën.

Komandantët e njësive të vendosura në fabrikën e çelikut të qytetit Azovstal janë urdhëruar të shpëtojnë jetën e ushtarëve, thuhet në deklaratën e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Ukrainës.

Qindra ushtarë u evakuuan të hënën nga fabrika e çelikut, streha e fundit në një qytet që ishte bërë simbol i rezistencës ukrainase nën bombardimet e pamëshirshme ruse.

Komento: