Të prangosurit e aksionit të djeshëm në veri sot dalin para Gjykatës – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Të prangosurit e aksionit të djeshëm në veri sot dalin para Gjykatës

11:14 | 29 Maj 2019

Policia e Kosovës ka zhvilluar një aksion të madh dje në veri të Kosovës, ku ka prangosur disa persona.

19 zyrtarët policor të prangosur dje në komunat veriore në aksionin e policisë antikontrabandë, do të dalin sot para gjykatës për masën e sigurisë. Seanca lidhur me këtë rast pritet të nisë nga ora 13:00.

Zenel Bahtiri, Ramadan Rrustemi, Ali Pllana, Jasno Doroviq, Albert Maxhuni, Reshat Kuqi, Izet T., Krista Subotiq, Milja Mileneviq, Besim Merovci, Biljan Medelkoviq, Verelub Dimitroviq, Dejan Spasojeviq, Bozide Milosavoviq, Zvezdan Spasojeviq, Abdurrahim Hoxhiq, Oliver Kozmanoviq, Ana Bosovie Baraq dhe Blagoje Lazoviq, dyshohen për disa vepra penale.

Operacionit policor të realizuar dje i ka paraprirë një hetim disa mujor i IPK-së, PK-së, i udhëhequr nga Prokuroria Speciale e Kosovës, i cili ka rezultuar me dyshimin e bazuar të përfshirjes së disa zyrtareve policorë dhe të disa qytetarëve në: “Pjesëmarrje ose Organizim i Grupit Kri minal”, në lidhje me veprat tjera penale si: “Kontrabandim me Mallra”, “Keqpërdorim i Pozitës Zyrtare”, “Dhënie e Ryshfetit”, “Tregti e Ndaluar”, etj.

Komento: