Të premtën protestë në Kosovë

21:51 | 17 Prill 2019

Duket se ditën e premtë do të ketë një protestë në Prishtinë.

Grupi i Specialistëve të Stomatologjisë kanë bërë një njoftimi për media.

Përmes saj ata kanë bërë me dije se të premten më 19 prill 2019, nga ora 10:00, do të protestojnë para Ministrisë së Shëndetësisë.

“Arsyeja e protestës është vazhdimi i mos punësimit tonë në Institucionet Publike Shëndetësore, gjegjësisht Qendrën Klinike Stomatologjike Universitare, Qendrat e Mjekësisë Familjare dhe Poliklinikat Shëndetësore”, thuhet në njoftim.

Komento: