Të premten seancë e jashtëzakonshme për Projektligjin për Rimëkëmbjen Ekonomike

17:01 | 02 Dhjetor 2020

Seanca e cila prit të nis të premten në ora 11:00, do të mbahet me kërkesë të shefit të Grupit Parlamentar të PDK-së, Bedri Hamza.

Kërkesa për mbajtjen e seancës së jashtëzakonshme është nënshkruar nga deputetët e PDK-së, LDK-së dhe AAK-së.

Ndryshe, kryetari në detyrë i PDK-së, Enver Hoxhaj përmes një konference për media sot ka treguar pikat që PDK-ja do t’i fus në këtë projektligj, që përfshin pagesa nga 300 euro për ata që i kanë humbur vendet e punës, fond 200 milionë euro si ndihmë për bizneset, rimbursime në paratë që nxjerren nga Trusti e heqje të TVSH-së për disa produkte.

Komento: