‘Të qeshim me zë të lartë’, sot protestohet në Prishtinë

08:13 | 22 July 2019

Një femër nga Prishtina është gjobitur nga policia pasi ka qeshur me zë.

Me rastin e gjobës së shqiptuar ndaj qytetares së Prishtinës Aida Gashi për të qeshurat e saj, grupi ‘Të Qeshim së Bashku’ organizon një protestë qesharake, me moto ‘të qeshim me zë të lart, Prishtina ka nevoje për të qeshurat tona’.

Policia e Kosovës ka dënuar ditë me parë një grua në Prishtinë me gjobë 100 euro. Shkak i dënimit ishte se sipas policisë, Aida Gashi, ka qeshur me zë të lartë në mesnatë.

E në shenjë të solidarizimit me të dhe njëkohësisht tallje me gjobën, një grup të rinjësh në Prishtinë, ka organizuar “Të qeshim së bashku” ku sipas tyre, sonte do të mblidhen në orën 23:30 dhe do të qeshin me zë të lartë në sheshin “Zahir Pajaziti”.

“Me rastin e gjobës së shqiptuar ndaj qytetares së Prishtinës për të qeshurat e saj, kemi vendos që në menyre ‘qesharake’ të dalim dhe të qeshim të gjithë së bashku”, thuhet në njoftimin e tyre.

Komento: