Të rejat e fundit nga QKUK rreth koronavirusit: Një pacient në gjendje të rëndë

09:20 | 08 Maj 2020

Një pacient në gjendje të rëndë, dy lirohen sot pasi u shëruan, të rejat e fundit nga QKUK rreth koronavirusit.

Aktualisht në Klinikën Infektive janë duke u trajtuar 14 pacientë, dy prej tyre sot do të lirohen për në shtëpi, kurse dy pacientë tjerë janë të shëruar por ata do të vazhdojnë trajtimin edhe disa ditë.

Këtë e bëri të ditur, infektologu Sali Ahmeti në një lidhje direkte në programin e mëngjesit “Për ditë të mbarë”.

Ahmeti tregoi se në mesin e pacientëve të infektuar njëri prej tyre është në gjendje kritike. Ahmeti ndër të tjera u bëri thirrje qytetarëve të mos i keqpërdorin masat e reja për lirinë e lëvizjes, duke i ftuar ata të kenë kujdes edhe pak.

Komento: