Të revoltuar me mbylljen, protestojnë pronarët e pishinave

14:23 | 03 Gusht 2020

Protestojnë pronarët e pishinave, të revoltuar me mbylljen e tyre.

Ne një protestë para qeverisë së Kosovës, kanë dalur pasditen e sotme pronarët e pishinave në Kosovë.

Ata me pankarta në duar dhe me thirrje për të rishikuar vendimin për mbylljen e tyre, kanë numëruar shpenzimet e shumta që kanë për të mbajtur gjallë bizneset e tyre, për kujdesin që kanë në mirëmbajtjen e tyre dhe për atë se kanë përfillur në vazhdimësi rekomandimet e institucioneve.

Sipas përfaqesuseve të pronarëve të pishinave që operojnë anë e kënd Kosovës, me mbylljen e tyre po rrezikohet edhe ekonomia familjare e rreth 5 mijë familjeve, të cilat fal punës që bëjnë në këto pishina arrijnë të mbajën familjet e tyre.

“Uji nëpër pisha ndërrohet rregullisht. Distancën e kemi mbajtur, ndërsa nga puna sezonale gjatë këtyre tre muajave, pishinat mbajnë rreth 5 mijë familje kosovare. Pishinat për mirëmbajtjen e kanë koste ditore, nga 400 deri në 800 euro në ditë. Duke ja shtuar edhe koston stafit qeras dhe shpenzimeve tjera”, tha njëri nga pronarët e këtyre pishinave.

Ata të revoltuar i hodhën çadrat që kishin marrë me vete e edhe pankarta pranë objektit të Qeverisë, ndërsa para tyre kishin policët që po e ruanin këtë objekt.

Komento: