Të rinjtë grumbullohen para lokaleve në këtë komunë të Kosovës, intervenon Njësia Speciale

22:21 | 24 Maj 2020

Njësia Speciale ka intervenuar pasi disa të rinjë janë grumbulluar para lokaleve.

Në kohën kur qytetarët po ballafaqohen me pandeminë COVID19, ka pasur jo pak intervenime të policisë, të cilët me orar të stërzgjatur po sigurojnë dhe mbrojnë qytetarët e Kosovës.

E një intervenim Njësia Speciale kanë bërë në orët e natës së sontme edhe në Kaçanik, saktësisht në të kafeneve ku ishin grumbulluar disa qytetarë.

Në disa imazhe të publikuara në media lokale, shihen edhe turma e të rinjëve e makina të parkuara, e në anën tjetër edhe furgoni i Njësisë Speciale.

Ndryshe, ende nga institucionet përkatëse po bëhet apel që të respektohen rregullat e IKSHPK-së, në të kundërtën ka edhe gjoba.

Komento: