Të rinjtë ukrainas nuk pranojnë të largohen nga Kiev

18:42 | 06 Mars 2022

Ukraina vazhdon të jetë në luftë me Rusinë.

“Ne jemi popull paqësor, duam të jetojmë në tokën tonë.” Kjo është përgjigja që jep një qytetare e Ukrainës kur pyetet rreth situatës së krijuar në vend që pasi Rusia nisi pushtimin.

E reja në Kiev tregon për se është kundër dhunës dhe se nuk e kupton se përse ata (pushtuesit) po vijnë në shtëpitë e tyre dhe po tentojnë t’ua shkatërrojnë.

“Qyteti ku unë jetoja u bombardua, dhe prandaj u larguam. Ditët e fundit kanë qenë shumë të vështira, gjithë ditën dëgjonim bombardime, fatmirësisht arritëm të largoheshim në një zonë më të sigurt.”

Një tjetër i ri i Kievit tregon se pasi largoi të afërmit e tij në një zonë të sigurt, u kthye në kryeqytet për të ndihmuar njerëzit e tjerë që duan të largohen nga zona e luftës.

“Jam 23 vjeç, në prill do të shkoj të luftoj,” tregon ai.

Prej dy ditësh tashmë një ekip i ABC ndodhet në Kiev nga ku po raporton rreth situatës në kryeqytetin e Ukrainës në një kohë kur shpërthime dëgjohen thuajse në çdo moment.

Komento: