Një gjuajtje me armë ka ndodhur sot nga një veturë në lëvizje afër objektit të Ministrisë së Tregtisë.
Përgjigje nga autoritet nuk është marrë, por sipas dëshmitarëve në vendin e ngjarjes, nuk ka pasur të lënduar.
Në këtë pjesë të kryeqytetit, ku gjenden forcat policore, është krijuar kolonë e gjatë dhe është bllokuar tërësisht pjesa e rrugës “Astrit e Arbnor Dehari” që çon kah qendra e Prishtinës.
Gazeta ka provuar të marrë një përgjigje nga Policia e Kosovës rreth asaj që ka ndodhur afër objektit të Ministrisë së Tregtisë, por zyrtarët kanë qenë të paqasshëm.
ORAinfo ju sjell pamje nga vendi i ngjarjes: