
Mbrëmjen e së mërkurës, fshati Mollopoc i Shtimes u trazua nga të shtënat me armë.
Sipas policisë së Kosovës, N.M., 31 vjeç dhe A.M., 27 vjeç, janë të dyshuarit kryesorë.
Autoritetet kanë bërë të ditur se të dyshuarit kanë shtënë me armë zjarri gjatë një ahengu.
Në stacionin policor janë shoqëruar dy të dyshuari, ndërsa janë konfiskuar dy armë zjarri (pistoleta me gaz).
Për të gjitha veprimet policore është njoftuar prokurori i shtetit, i cili ka urdhëruar inicimin e rasteve penale për veprat penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armës” dhe “Përdorimi i armës”, si dhe vazhdimin e hetimeve.