Të shtëna më armë në Badovc, intervenon policia

10:03 | 03 Prill 2024
te-shtena-me-arme-ne-badovc,-intervenon-policia

Njësia policore i është përgjigjur mbrëmë një informate për të shtëna me armë zjarri në Badovc të Prishtinës.

Në vendin e ngjarjes, policia ka hasur në të dyshuarin nga i cili kanë sekuestruar një pistoletë dhe një thikë.

Po ashtu në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar 9 gëzhoja.

I dyshuari gjatë intervistimit e ka pranuar se ka shtënë me armë për argëtim.

Në konsultim me prokurorin rasti shkon në procedurë të rregullt.

Komento: