Të shtëna me armë në Dragodan, dyshohet për një të plag*osur

21:08 | 03 January 2025

Pasditen e sotme u dëgjuan të shtëna me armë zjarri në Dragodan të Prishtinës.

Siç raportohet, për motive akoma të panjohura një person dyshohet se u qëllua dhe mbeti i plagosur.

Sipas informacioneve të para që ka siguruar Sinjali thuhet se rasti ka ndodhur në rrugën “Ferid Curri” në kryeqytet.

Sinjali mëson se viktima është gjetur i shtrirë në tokë dhe se është plagosur në pjesën e shpinës.

Njësia e Emergjencës ka dalë për të ofruar ndihmën e nevojshme mjekësore, ndërkaq Policia po vazhdon hetimet lidhur me këtë rast.

Komento: