
Një incident ka ndodhur rreth orës 22:00 në rrugën “Driton Islami”, në afërsi të rreth-rrotullimit, në Ferizaj ka pasur të shtëna me armë zjarri.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënës polici për rajonin e Ferizaj, Kanun Veseli ku bëri të ditur se dy persona kanë mbetur të plagosur.
“Me datën 10.04.2026, rreth orës 22:00, kemi pranuar një informatë se në rrugën “Driton Islami”, në afërsi të rreth-rrotullimit, në Ferizaj ka pasur të shtëna me armë zjarri.
Sipas informatave të para, dyshohet se dy persona janë plagosur, të cilët janë dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj për trajtim mjekësor.