
Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar sonte në Pejë.
Rastin për IndeksOnline e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.
Rugova bëri me dije se janë duke u bërë ekzaminimet e nevojshme.
“Sot rreth orës 21:50, policia është njoftuar se në rrugën “Adem Jashari’ në Pejë, ka të shtëna me armë.
Policia menjëherë ka dalë ne vendin e ngjarjes dhe janë duke u bërë ekzaminimet e nevojshme. Të lënduar nuk ka” deklaroi Rugova.
Ende nuk dihen motivet e këtij incidenti.