Të shtëna me armë në Prishtinë, tentoi ta plagosë derisa po dilte nga berberi

14:57 | 27 Gusht 2019

Tentoi ta plagosë derisa po dilte nga berberi, foto nga vendi i ngjarjes

Një plagosje në tentativë ka ndodhur pak minuta më parë në rrugën drejt parkut të Gërmisë, raporton Gazeta Express.

T7 nga vendi i ngjarjes, raporton se në këto momente është bllokuar krejt kalimi në atë pjesë, derisa, sipas informacioneve të para, një person ka gjuajtur me armë drejtë një klienti që ishte te berberi, ne pjesën ku shihet edhe në foto.

Ai ka gjuajtur me armë zjarri, derisa, ka ikur nga vendi i ngjajres.

Policia ndërkaq, kanë bërë të ditur se momentalisht nuk dihet cilat janë motivet apo se si ka ndodhur rasti, pasi që momentalisht po merren me ekzaminimet.

Komento: