Persona të panjohur kanë shtënë mbrëmë me armë zjarri në Prishtinë.
Kjo është konfirmuar nga Policia e Kosovës.
Në vendngjarje ata kanë gjetur dhe sekuestruar disa gëzhoja. Rasti është duke u hetuar.
“Prishtinë 27.03.2024, 21:50. Pas disa të shtënave me armë zjarri nga persona të panjohur policia në vendin e ngjarjes kanë gjetur dhe sekuestruar disa gëzhoja. Me vendim të prokurorit rasti procedohet në procedurë të rregullt, dhe vazhdon te hetohet nga njesiti perkates hetimor”, thuhet në njoftim.