Të shtëna me armë zjarri në Gjakovë, dyshohet për të plagosur

18:55 | 02 Maj 2026

Një person është lënduar si pasojë e të shtënave me armë zjarri në rrugën “Marin Barleti” në Gjakovë.

Rastin e ka konfirmuar Vlera Krasniqi, Zyrtare për Informim në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjakovë.

“Sot rreth orës 14:25  kemi pranuar informatën për të shtëna me armëzjarri në rrugen “Marin Barleti” në Gjakovë.Një person mashkull i moshës madhore ka pësuar lendime të lehta trupore.
Njesitë relevante të Policisë kanë dalë në vendngjarje dhe janë duke u ndërmarr të gjitha veprimet e nevojshme ligjore për arrestimin e të dyshuarit.”, konfirmon Policia për tv syri.

Komento: