
Një rast i të shtënave më armë zjarri ka ndodhur më herët në qytetin e Gjakovës. Ashtu siç raportohet, një person i moshës madhore ka shtënë me armë në drejtim të disa personave.
Si pasojë e këtyre të shtënave, një fëmijë, vajzë, e cila ka qenë kalimtare e rastit ka mbetur e plagosur.
‘’Sot rreth orës 21:25, në rrugën “Bardhyl Qaushi” në Gjakovë, ka ndodhur një incident me të shtëna nga arma e zjarrit.
Sipas informacioneve fillestare, një person mashkull i moshës madhore dyshohet se ka shtënë me armë zjarri në drejtim të disa personave, me të cilët kishte pasur një mosmarrëveshje.
Si pasojë e të shtënave, është plagosur një vajzë fëmijë, kalimtare e rastit, e cila është dërguar për trajtim mjekësor. Sipas personelit mjekësor, gjendja e saj shëndetësore është stabile.
I dyshuari për momentin ndodhet në arrati. Njësitet relevante policore janë duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore me qëllim arrestimin e të dyshuarit.”
frim Dervishi, specialist i emergjencës’’, është thënë nga policia, raporton Tv Syri Vision.
Për rastin janë deklaruar edhe nga spitali, ku Afrim Dervishi, specialist i emergjencës, ka thënë se fëmija është jashtë rrezikut për jetë
‘’Rreth orës 21:30, ka ardhur një fëmijë e moshës 10 vjeçare, e plagosur me armë zjarri. Për momentin është jashtë rrezikut për jetë. Pas ekzaminimeve të domosdoshme dhe analizave, për intervenim më të specializuar është dërguar në QKUK në Prishtinë’’, ka thënë ai.