Të shtëna me armë zjarri në Jezerc të Ferizajt, ndalohet një 23-vjeçar

09:10 | 29 Qershor 2026
te-shtena-me-arme-zjarri-ne-jezerc-te-ferizajt,-ndalohet-nje-23-vjecar

Një 23-vjeçar është proceduar penalisht pasi dyshohet se ka shtënë me armë zjarri në fshatin Jezerc të Ferizajt.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, rasti është raportuar më 28 qershor 2026, rreth orës 20:00, pasi policia ka pranuar informacione se në vendin e quajtur “Livadhet e Kishës” ishin dëgjuar të shtëna me armë zjarri.

Menjëherë pas pranimit të informacionit, hetuesit policorë së bashku me Njësinë Reaguese kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë hasur të dyshuarin me inicialet F.R., 23 vjeç.

Gjatë kontrollit, policia ka gjetur dhe sekuestruar një pistoletë, të cilën i dyshuari e posedonte me leje.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit, i cili ka autorizuar intervistimin e të dyshuarit. Ndaj tij është iniciuar procedurë penale për veprat “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”.

Pas përfundimit të procedurave fillestare, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt hetimore, ndërsa hetimet për rastin vazhdojnë.

Komento: