Të shtëna me armë zjarri në kufirin mes Serbisë dhe Hungarisë, vriten 3 emigrantë

10:16 | 27 Tetor 2023
te-shtena-me-arme-zjarri-ne-kufirin-mes-serbise-dhe-hungarise,-vriten-3-emigrante

Tre emigrantë kanë mbetur të vrarë në një shkëmbim zjarri të ndodhur herët mëngjesin e sotëm në ndërtesat e braktisura të ish-pronës bujqësore “Baçka” në afërsi të vendbanimit Horgosh, në Serbi.

Ngjarja ka ndodhur në zonën kufitare me Hungarinë, raporton Euronews Serbia, transmeton FrontOnline. Një emigrant mbeti i plagosur.

Të shtënat kanë ndodhur jashtë vendbanimit dhe sipas RTS-së, banorët e atij fshati janë të alarmuar dhe që nga mëngjesi i sotëm në rrjetet sociale raportojnë të shtëna të gjata nga drejtimi i zonës kufitare./FrontOnline/

 

Komento: