Një incident me armë zjarri dyshohet të ketë ndodhur sot rreth orës 14:52 në rrugën “Bill Clinton” në Pejë.
Zëdhënës i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi për “Front Online” ka dhënë detaje lidhur me rastin.
“Një zyrtar policor derisa ishte duke kaluar në afëri të spitalit të verbërve ka hasur në disa gëzhoja dhe njolla të gjakut. Në vendin e ngjarjes kanë dalur të gjitha njësitet kompetente dhe po hetojnë rastin. Më vonë policia do të dalë me informacione shtesë lidhur me rastin”, u shpreh Gashi.