Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë

14:38 | 19 December 2024

Sot rreth orës 12:00, në lagjen “Mati 1” në Prishtinë pati gjuajtje me armë zjarri.

Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka dhënë detaje.

Ajo tregoi se është arrestuar një person me iniciaelt I.S., i cili dyshohet se ka shtënë gjatë një ahengu familjar.

“Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë zyrtarët policorë të cilët kanë sekuestruar një armë dhe kanë arrestuar personin e dyshuar: I, S, mashkull, i cili kishte shtënë në një aheng familjar. Ndaj tij kanë filluar procedurat e nevojshme policore. Nisur nga fakti se akoma është prezent si dukuri, përdorimi i armëve të zjarrit në ahengje të ndryshme, strukturat operative rajonale të policisë po vazhdojnë punën për parandalimin e kësaj dukurie. Andaj mbështetur mbi këtë bazë, apelojmë të gjithë qytetarët që tu shmangen veprimeve të tilla për arsye të sigurisë së tyre, sigurisë së të tjerëve dhe ceremonitë festive t’i kalojnë pa ndonjë incident”, thotë Ahmeti.

Komento: