Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, arrestohen dy persona

11:33 | 01 Maj 2024
te-shtena-me-arme-zjarri-ne-prishtine,-arrestohen-dy-persona

Dy persona janë arrestuar nga policia në rrugën Nazim Gafurri, në Prishtinë gjatë së martes.

Dyshohet se ata nga vetura kanë shtënë me armë zjarri, njofton raporti 24 orësh i policisë.

“Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një gëzhojë, ndërsa në veturën e dyshuar është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me një karikator dhe nëntë fishekë”.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Rasti është iniciuar si “Përdorim i armës” dhe “Armëmbajtje pa leje”.

Komento: