Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, humb jetën një person

21:41 | 27 Maj 2026

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar pak minuta më parë në Prishtinë, ku si pasojë ka humbur jetën një person. Lajmin e ka konfirmuar për Indeksonline zëdhënësi i Policisë së Kosovës Enis Pllana.

“Rreth orës 20:30 kemi marrë informatën për të shtëna me armë zjarri, në rrugën “Sali Nivica” në Prishtinë. Njësitet policore dhe ekipi mjekësor, menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku nga ekipi mjekësor është konstatuar vdekja e një personi (mashkull). Policia në koordinim me prokurorinë ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti”, ka thënë Pllana.

Komento: