Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, një person i lënduar gjatë përleshjes

14:51 | 17 May 2023

Në rrugën “Bajram Bahtiri” në Prishtinë është raportuar për të shtëna me armë zjarri. Gjatë përleshjes është lënduar një person, i cili është dërguar për trajtim mjekësor.

Një person i dyshur është identifikuar dhe policia është në kërkim të tij, lidhur me këtë ngjarje.

Këto informata i dha për Gazetën Express zëdhënësja e policisë për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.

“Sot rreth orës 12:30, kemi marrë informatën për të shtëna me armë zjarri të ndodhur në rrugën “Bajram Bahtiri” në Prishtinë.

Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen.

Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast gjatë përleshjes fizike është lënduar një person, i cili është dërguar për tretman mjekësor.

Hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, po ndërmarrin veprimet hetimore për arrestimin e personit të dyshuar ( i cili është identifikuar) si dhe ndriçimin e plotë të rastit”, tha Ahmeti.

Komento: