Të shtëna në Mitrovicë, ka të plagosur

22:26 | 29 Qershor 2019

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Mitrovicë.

Incidenti ka ndodhur në mbrëmjen e së shtunës, në qytetin e Mitrovicës.

Një person ka mbetur i plagosur, ka bërë të ditur Policia e Kosovës.

Rasti raportohet të ketë ndodhur në qendrën e qytetit verior të vendit.

I plagosuri është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ka njoftuar Policia.

Detaje të tjera nuk janë bërë të ditura.

Komento: