Të shtëna në Mitrovicë, plagoset një person, arrestohet i dyshuari

17:26 | 01 Shkurt 2026
te-shtena-ne-mitrovice,-plagoset-nje-person,-arrestohet-i-dyshuari

Një person është plagosur me armë zjarri pasditen e sotme në Mitrovicë, konfirmoi Policia e atij rajoni.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti tha se i plagosuri është dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar

“Sot rreth orës 14:00, Policia e Kosovës ka pranuar informatën për një person të plagosur në Mitrovicë nga arma e zjarrit. Rasti ka ndodhur në rrugën ‘Ilaz Kodra’”, tha ai.

Zahiti tha se nga i dyshuari kanë konfiskuar një armë.

“Si rezultat i veprimeve të shpejta operative dhe hetimore, Policia ka arritur të identifikojë dhe arrestojë një person të dyshuar, i cili dyshohet se ka plagosur viktimën. Në cilësinë e provës materiale, nga i dyshuari është konfiskuar një armë zjarri”.

Komento: