Të shtëna në një parking në Prishtinë, dalin detaje rreth rastit – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Të shtëna në një parking në Prishtinë, dalin detaje rreth rastit

11:28 | 09 Shtator 2019

Disa të shtëna janë dëgjuar sot në Prishtinë.

Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka bërë të ditur se në Prishtinës në orët e para të mëngjesit të së dielës ka pasur të shtëna me mjete zjarri.

Sipas policisë ngjarja ka ndodhur në një parking të banesave, derisa nuk raportohet për të lënduar apo edhe të prangosur.

“Prishtinë 08.09.2019 – 01:45.Raportohet se në parking të banesave janë dëgjuar të shtëna nga mjetet e zjarrit. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore ku kanë gjetur dhe kanë konfiskuar 9 (nëntë) gëzhoja të fishekëve. Nuk raportohet për të lënduar apo prangosur”.

Komento: