Të shtëna në Podujevë, dalin detaje rreth rastit

09:45 | 14 Korrik 2019

Disa të shtëna janë dëgjuar në Podujevë.

Pas mesnate në këtë komunë, është raportuar për të shtëna me mjete zjarri.

“Është raportuar se persona të panjohur, nga një veturë në lëvizje kanë shtënë me mjet zjarri ajër dhe janë larguar në drejtim të panjohur”, thuhet në raportin policor.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar, dy gëzhoja të kalibrit 7.65 mm ndërsa nuk raportohet për lëndime në njerëz.
Rasti është duke u hetuar.

Komento: