Të shtëna në Podujevë, ja ҫfarë ndodhi me të dyshuarin – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Të shtëna në Podujevë, ja ҫfarë ndodhi me të dyshuarin

12:56 | 01 Shtator 2019

Janë dëgjuar të shtëna në Podujevë.

Të shtunën rreth orës 19:30, dy burra kanë raportuar se janë sulmuar me mjete të forta nga dy të dyshuar dhe më pas njëri nga të dyshuarit ka shtënë dy herë me armë zjarri në drejtim të viktimave, por nuk ka pasur të lënduar nga predha.

Viktimat pas tretmanit mjekësor në QKMF Podujevë janë dërguar për në QKUK për trajtim të mëtutjeshëm.

“Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar një shufër metalike, një gëzhojë e kalibrit 7.62 milimetra dhe një zinxhir fyti prej ari. Ndërsa të dyshuarit nga njësitë policore janë kërkuar në adresën e tyre të banimit por nuk kanë qenë prezent në shtëpinë e tyre. Rasti është duke u hetuar”, bën të ditur policia.

Komento: