Dy persona janë identifikuar, njëri prej të cilëve tashmë është arrestuar, në lidhje me të shtënat me armë në rrugën “Mon Balaj” në Prishtinë.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci ka dhënë detaje të reja për “Front Online” lidhur me rastin.
Borovci tha se i dyshuari tjetër është në kërkim policor, derisa është sekuestruar një veturë që dyshohet se është përfshirë në rast.
“Ndërlidhur me rastin e mësipërm , veprimet e shpejta operativo hetimore të policisë kanë rezultuar me identifikimin e dy personave të dyshuar të përfshirë në rast. Pak kohë pas ngjarjes njëri nga ta është arrestuar nga ana e policisë, ndërkaq tjetri është ende në arrati. Po ashtu është identifikuar edhe një veturë e përfshirë e cila është sekuestruar nga policia”, deklaroi Borovci./Front Online