Të shtënat me armë zjarri në Durrës, policia jep detajet

05:08 | 26 December 2024
te-shtenat-me-arme-zjarri-ne-durres,-policia-jep-detajet

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar pak minuta më parë në zonën e ish-Kënetës në Durrës. Burime bëjnë me dije se shkak është bërë një sherr banal brenda një lokali në zonën e ish-Kënetës, ku dy pëersonat e konfiktuar kanë vijuar përballjen në rrugë.

Njëri prej tyre ka qëlluar me armë “Shotgun” në ajër brenda lokalit, e më pas ka vijuar të qëllojë edhe në rrugë. Fatmirësisht nuk ka të lënduar.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po kryen hetimet. Në vendin e ngjarjes shihen disa gëzhoja që kanë mbetur në tokë pas të shtënave.

Efektivët e policisë po marin në pyetje personelin e lokalit si dhe personat që kanë qenë dëshmitarë.

Njoftimi i plotë

Rreth orës 18:00, në lagjen nr. 15 Durrës, pas një konflikti për motive të dobëta shtetasi K. D., 29 vjeç, në gjëndje të dehur ka qëlluar me armë gjahu në ajër.

Shtetasi K. D, është shoqëruar në Komisariatin e Policisë për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.

Komento: