
Dita botërore e mbulesës edhe këtë vit do të shënohet në Kosovë.
Të shtunën do të mbahet konferenca e dytë kushtuar kësaj teme.
“Unitet në Diversitet” është titulluar konferenca në fjalë.
Kjo ngjarje do të shënohet me 1 shkurt, në ora 13:00, në Restaurant Golden (Lagjia Emshir), ku mundësi hyrje do të kenë të dyja gjinitë.
Në këtë konferencë do të marrin pjesë Nora Huseinoviҫ (Juriste), Dr. Zekerija Bajrami (Teolog), Labinota Demi-Murtezi (Deputete) si dhe Arian Xhezairi (Sociolog).
