Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se të shtunën parashihet të mbajë mot i vranët dhe me intervale kohore me diell.
“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -5 deri -2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 2-4 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë drejtimesh të ndryshme”, thuhet në njoftimin e IHK-së.
Kurse, të dielën parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe kohë pas kohe me reshje shiu të përziera me borë.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -4 deri -2 gradë Celsiu, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 2-4 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi me shpejtësi 1-6m/s.
Nga IHK thonë se sipas ecurive sinoptike deri në dekadën e tretë të muajit parashihet që të kemi temperatura të ndryshueshme me vlera nganjëherë të rritura në dyshifrore, por pas dekadës së dytë kur dhe fillon stina e dimrit astronomik , ka tendenca të ndryshimit të kushteve meteorologjike në kuptim të rënies së temperaturave dhe kushteve për reshje bore./Front Online