Ministria e Infrastrukturës njofton se nesër në trasenë e Zgjerimit të Rrugës Nacionale N9.1, Segmenti Kijevë-Dollc LOT-3, do të realizohet minimi i masave shkëmbore nga ana e majtë dhe e djathtë e zgjerimit të rrugës.
Me këtë bëhet e ditur se nga ora 15:00 deri në ora 16:00 do të bëhet ndërprerja e qarkullimit të trafikut nga udhëkryqi i Gjakovës në Klinë, e deri te udhëkryqi i rrugës për Gjurgjevik.