Të shtunën protestë në Kosovë, kjo është arsyeja

18:33 | 12 March 2019

Të shtunën duket se në Kosovë do të ketë një protestë.

Nëpërmjet një statusi në Facebook, Labi ka bërë thirrje për protestë për rrugët Tërrën, Bablak dhe Koshare.

Sipas tij, fshatit Tërrën i është bërë padrejtësi e madhe, e për këtë Tahiri ka thënë se do të dal në protestë bashkë me familjen e tij.

Ky është statusi i plotë i Tahirit:

Nje takim interesant në mes të kryetarit të Komunës së Ferizajt Z Agim Aliut dhe Ministrit Z Pal Lekaj!

Kryetar i nderuar, unë ju përgëzoj për këto të arritura, por sa i përket rrugës se fshatrave: Tërrën, Bablak, e Koshare që ju jeni i informuar, më keni thënë se është projekt i Ministrisë! Dmth e keni dhënë edhe një deklaratë kur kemi thirur protestën e parë lidhur me këtë rrugë.

Pra, të dashur qytetarë e banorë të këtij fshatit, për të cilin dikush mund ta quaj fshat hajgaregjik sepse 7 vjet janë zvarritur kompanit me juve, derisa në Gjakovë, Skenderaj, Podujevë e me tutje nuk po zvarriten! Tamam kur bëhen publike nga ministria , ato po asfaltohen.

Tani edhe mund ta bëjnë me inat, por mu ndal jo.

Ju kerkojë ashtu siq më keni kerkuar, se; a doni me dalë në PROTESTË të Shtunën a po jo?! Mos dilni aty me ba hajgare e me kerkua njerëzit me e shty protestën.

Unë te shtunën dal me antarët e familjes.

Shihemi të shtunën ora 11:00 i lus të gjitha mediat të janë prezent, shoqëritë civile dhe ata që e ndjejnë veten që janë të gatshëm për drejtësi.

Për këtë fshat është bërë padrejtesi!

Diten e mirë!

Komento: