Të veshur me uniformë ushtrat, kurorëzohet çifti në Ferizaj

15:14 | 14 Dhjetor 2018

Kosova sot u bë me ushtri. Të veshur me uniformë të FSK-së dhe ushtrisë amerikane, Izjadin dhe Jetmira Ramusholli janë kurorëzuar në ditën e formimit të Ushtrisë së Kosovës.

Çifti nga Manastirci i Ferizajt me shkas kanë vendosur që të kurorëzohen në Ditën e Ushtrisë dhe për këtë janë shprehur të lumtur.

“Jemi shumë të emocionuar dhe njëkohësisht krenarë që 14 dhjetori i vitit 2018 do të na kujtoj gjithmonë kurorëzimin e dashurisë tonë dhe datën kur Republika e Kosovës formoi Ushtrinë”, kanë thënë çifti Ramusholli për Ferizajnews.

“Gjithashtu gjithmonë do të jemi mirënjohës ndaj mikes tonë të përhershme, Amerikës”, kanë thënë ata.

Komento: