Të veshur në të bardha emocionojnë shokët dhe shoqet e tre djemve

15:08 | 03 Shkurt 2025
te-veshur-ne-te-bardha-emocionojne-shoket-dhe-shoqet-e-tre-djemve

Ka nisur ceremonia e varrimit të tre të miturve që humbën jetën tragjikisht në Jabllanicë të Gjakovës.

Ajo që bie në sy është veshja e shokëve dhe shoqeve të tre të miturve, të cilët janë veshur me uniformat e bardha të shkollës, duke shprehur një ndjenjë të thellë dhimbjeje dhe respekti.

Në ceremoni po marrin pjesë edhe shumë njerëz dhe personalitete të njohura politike, që shprehin ngushëllimet e tyre për humbjen e rëndë.

Ndiqni pamjet në videon e mëposhtme:

Komento: