Të vrarë e të plagosur nga sulmi në centralin bërthamor

15:12 | 04 Mars 2022

Ukraina raporton për viktima nga zjarri në centralin bërthamor

Disa persona janë vrarë apo janë plagosur si pasojë e zjarrit që ka shpërthyer pas sulmeve ruse në një central bërthamor ukrainas, ka thënë Ministria e Jashtme e Ukrainës.

Punëtorët janë duke vëzhguar centralin bërthamor në Zaporizhja, për t’u siguruar se ai është duke punuar në mënyrë të sigurt dhe që nivelet e rrezatimit janë normale, ka thënë Ministra përmes një postimi në Facebook.

Mirëpo nëse procesi i ftohjes së naftës bërthamore çrregullohet, mund të ketë dëm radioaktiv të shkallës së gjerë.

“Mijëra persona – përfshirë civilë që nuk kanë mundësi të evakuohen nga zona afër centralit për shkak të luftimeve – mund të dëmtohen”, është thënë në deklaratë.

Në linjë me reagimin e presidentit ukrainas, Ministria ka thënë se katastrofa bërthamore në Zaporizhja do të mund të ishte më e keqe sesa aksidentet e kaluara si ajo e Çernobilit apo e Fukushimas.

“Rusia ka kryer vazhdimisht sulme të armatosura në centralin bërthamor, veprim që ka shkelur të gjitha marrëveshjet e Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Atomike”, është thënë në deklaratë.

Ministria i ka bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar që të ndihmojë për largimin e trupave ruse nga kjo zonë, për të garantuar sigurinë.

Komento: