Kosovët të zhytur në kredi.
Mbi 400 mijë euro, rreth 70 mijë qytetarë i kanë marrë vetëm në fillim të këtij viti sipas Bankës Qendrore të Kosovës. Kjo sipas njohësve të ekonomisë është treguesi më i mirë për mos stabilitetin ekonomik në vend, derisa sipas qytetarëve çmimet në treg vazhdojnë të jenë të papërballueshme për të jetuar.
Rreth 70 mijë qytetarë, vetëm në katër muajt e parë të këtij viti, u detyruan t’i drejtohen bankave komerciale për të marrë kredi.
Kjo për faktin se pagat e vogla nuk po u mjaftojnë që të bëjnë investime të ndryshme që atyre iu duhet.
Agim Hasani nga Prishtina, ishte detyruar të futet në kredi, pasi sipas tij, është e vështirë që të operohet më çmimet aktuale.
Qytetarët thonë se po e kanë të vështirë jetesën për shkak të inflacionit i cili vazhdon të jetë ende i lartë.
Banka Qendrore e Kosovës ka dhënë numrin e kredimarrësve për katër muajt e parë të këtij viti.
“Vlera e kredive të reja për periudhën Janar-Mars 2023 ka arritur në 490.1 milionë euro. Për periudhën e njëjtë të një viti më parë (janar-mars 2022), vlera e kredive ishte 508.2 milionë euro. Numri i kredimarrësve për katër muajt e parë të vitit 2023 është: 68,985. Këtu janë përfshirë kredimarrësit fizik dhe juridik. Një ndër arsyet që mund të ketë ndikuar në rënie të kreditimit në tremujorin e parë të vitit 2023 në krahasim me vitin paraprak, mund të jetë efekti i rritjes së normave të interesit në kredi.”, thotë Banka Qendrore e Kosovës, raporton kanal 10
Ndërkohë, njohësi i ekonomisë, Mustafë Kadrijaj, ka thënë se rritja e kësaj shifre është treguesi më i mirë për mos stabilitetin ekonomik në vend.
Ai thotë se çmimet e larta kanë ndikuar jashtëzakonisht shumë.
Sipas raportit të fundit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës për muajin prill 2023, çmimet e konsumit kanë treguar një rritje të moderuar me një inflacion mujor prej 0.3 për qind.