Tea mezi njihet nga transformimi i radhës…

18:58 | 01 Qershor 2021

Nga koha kur u bë fytyrë publike, Tea Trifoni ka bërë ndryshime drastike në pamje.

Përveç kileve të tepërta të cilat i ka eliminuar për një periudhë të shkurtër, ish konkurrentja e “Për’puthen” po bën ndryshime edhe në fytyrën e saj.

Secilën herë po shfaqet me flokë të ngjyrave të ndryshme, duke mahnitur të gjithë me paraqitjet e saj.

Minuta më parë ndau një imazh në të cilin tregoi se nga flokët e gjata dhe bionde, i ka prerë flokë shkurtë dhe u shndërrua në një brune mjaftë seksi.

Komento: